VIP

Blero premton një “klip të paparë”

Blero ka filluar punën në videoklipin e ri të këngës “Ajo apo ti” për të cilin premton se to të jetë “një klip i paparë deri më tani”.

Kënga në fjalë është një kompozim dhe orkestrim i dyshes Chriss dhe Zapp, ndërsa tekstin e ka bërë Bubulina Krasniqi dhe videoja e saj do të lansohet muajin e ardhshëm.

“Kam nisur punën për disa këngë të reja, njëra do të lansohet tani, ndërsa dy të tjerat në muajin qershor. Videoklipin e këngës ‘Ajo apo ti’ jemi duke e përgatitur me produksionin vendor “Asha” dhe do të jetë një klip i paparë deri më tani i realizuar përtej kufijve të Evropës”, ka thënë Blero.

Blero është duke punuar aktivisht edhe në menaxhimin e produksionit të Chriss dhe Zapp-it të ashtuquajtur “Blero Entertainment”, ku pritet të aterojnë edhe shumë këngëtarë të skenës muzikore shqiptare.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button