VIP

Blerta Kastrati ëndërron ta përfaqësojë Kosovën

Modelja kosovare Blerta Kastrati, e cila përfaqësoi Austrinë në “Miss Globe International 2010”, dhe u kurorëzua me çmimin “Model of Model”, ka treguar për të përditshmen Zëri, se ëndërr e saj është ta përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare të bukurisë.

Edhe pse deri tash Blerta është prezantuar si përfaqësuese austriake, ajo ëndërron që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në ndonjë garë botërore.

“Dëshira ime është që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare”, ka pohuar Blerta.

“Është kënaqësi e madhe që të jesh edhe modele, por edhe miss. Për mua që të dyja janë mira, sepse në çdo eveniment që organizohet qoftë për modelim apo miss fiton përvojë dhe shumë gjëra tjera interesante të cilat nuk arrin asnjëherë tjetër në jetë”, ka përfunduar ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button