Interesante

Braziliania lind vajzën me peshë 7.1 kilogramë

Rosinete Cardoso (42) nga Brazili, ka lindur të martën e kaluar foshnjën 7.1 kilogramë të rëndë. Vajzën e gjatë 60 cm e quajti Gisele, ndërsa është lindur me operacion cezarian në Olindën e Re të shtetit Amazonas.

Rosinete ka theksuar se ky nuk është fëmija i saj i parë, ndërsa fëmijët e tjerë ishin 6 dhe 5.8 kilogramë të rëndë. Nëna dhe vajza janë mirë, shkruan Globo.com.

Fëmijët mesatarisht pas lindjes kanë rreth 3.2 kilogramë. Një grua nga Indonezia ka lindur vitin e kaluar një djalë të rëndë 8.7 kilogramë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close