LajmeMaqedonia

Nisma e Rufi Osmanit shqetëson partitë e tjera

Forcat politike shqiptare janë vënë në betejë të ashpër kundër nismës së re politike që do të dal nga kreu i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

Burime partiake pranë BDI-së dhe PDSH-së bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se mbizotëron një frikë dhe mobilizim masiv brenda radhëve të tyre për të tentuar për të ngushtuar terrenin e veprimit të subjektit të ri politik.

“Jemi angazhuar kryesisht për të mos lënë fushëveprim për partinë e re të Osmanit, sepse ajo siç po shihet paraqet një rrezik për BDI-në. Ka instruksione për të bllokuar këtë subjekt dhe moslënien e grumbullimit të anëtarësisë, andaj janë në lojë disa skenarë”, thekson një përfaqësues lokal i BDI-së në Tetovë.

Edhe në radhët e PDSH-së janë ndërmarrë njëlloj aktivitete të tilla, ndërsa subjekti i ri shihet si një forcë që do të përfshijë edhe një pjesë të elektoratit të kësaj partie, e cila është dëmtuar tejmase nga ndarja e saj dhe formimi i Demokracisë së Re.

Nga kjo parti kanë nisur aktivitete në terren për të tentuar rikthimin e ish-anëtarëve të saj që janë larguar nga ky subjekt apo që aderojnë si anëtarë të thjeshtë nëpër partitë e tjera.

Nisma e re politike akoma nuk ka zbardhur kreun e saj themelues, edhe pse ditëve të fundit janë shtuar aktivitetet e organizimit të brendshëm nëpër disa vendbanime.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button