LajmeMaqedoniaPolitika

Cërvenkovski i propozon Ahmetit, Teuta Arifin për kryeministre

Sipas burimeve të portalit informativ “kurir.mk”, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka marrë dhe menjëherë e ka refuzuar ofertën e liderit të LSDM, Branko Cërvenkovski për formimin e qeverisë së koalicionit të gjerë të përbërë nga partitë politike të Frontit opozitar të kryesuar nga LSDM dhe të gjitha partive shqiptare.

“Marrim vesh se në këtë takim, Cërvenkovski i ka thënë Ahmetit se shqiptarët do të përfitonin dyfish më shumë resorë sesa tani, duke përfshirë edhe vendin e kryeministrit. Si emër konkreyt për kryeministre është përmendur Teuta Arifi. Po ashtu pjesë e ofertës së Cervenkovskit kanë qenë edhe plotësimi i disa kërkesave kyçe të shqiptarëve”, shkruan ky portal pro-qeveritar.

Sipas burimeve të portalit, këtë ide të Cërvenkovskit, ia ka transmetuar Ahmetit një person i besueshëm i tij. Mirëpo përgjigjja e Ahmetit ka qenë negative, pasi ai nuk është person që luan pas shpine. “Ahmeti ka qenë decid se për të është e papranueshme që nëpërmjet kombinimeve jo principiele të luhet me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e para 10-të muajve, ku BDI dhe VMRO-DPMNE morrën mbështetjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këtij portali.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button