FutbollSport

Xavi: Chelsean e pret ferri

Tifozët e Barcelonës janë duke përgatitur një ‘ferr’ për lojtarët e Chelseat në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – ka deklaruar Xavi.

Ekipi i Roberto di Matteos të martën do ta fillojë ndeshjen në Camp Nou me avantazh prej 1-0 nga përballja e parë, ndërsa mesfushori spanjoll beson se tifozët katalunas do t’u japin shtytje të madhe lojtarëve të Barcës.

“Luajmë për finale dhe kjo tregon gjithçka. Tifozët e dinë mirë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje dhe vërtet na duhet mbështetja e tyre, e cila gjithmonë na ka shërbyer në raste të këtilla”.

“Padyshim, lojtarët e Chelseat i pret ferri”, citon The Sun fjalët e kreatorit të lojës së Blaugranëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button