Dashuria

Çiftet që kanë zënka, gjithmonë do të kenë

Nëse zënkat nuk janë të panjohura në lidhjen tuaj, gjasat janë të mëdha që diçka e tillë të mos ndryshojë.

Ekspertët amerikanë kanë përcjellë 1.000 çifte martesore për një periudhë 20-vjeçare. Participantët kanë qenë të ndarë në tre grupe, varësisht nga shpeshtësia e zënkave- çiftet me nivel të ulët, të mesëm dhe të lartë të mosmarrëveshjeve.

Hulumtuesit pranë Universitetit të Ohios duke analizuar të dhënat kanë ardhur në përfundim se niveli i zënkave ka ndryshuar shumë pak pas kalimit të viteve, po ashtu, çiftet të cilët ishin zënë më pak me njëri-tjetrin, më shpesh kishin ardhur te vendimet e përbashkëta.

Kjo i ka befasuar autorët e studimit, pasi që kanë menduar se sjellja e përbashkët e vendimeve është nxitëse e mosmarrëveshjeve, megjithatë faktet kanë treguar se nuk ndodh kështu. Nëse të dy palët kanë të drejtën për të votuar, atëherë ata janë të kënaqur me lidhjen dhe nuk janë të prirë për zënka.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close