s Claydee Lupa, shqiptari i hiteve boterore 'house' | www.Zemra.Org

Claydee Lupa, shqiptari i hiteve boterore ‘house’

Pas dy çmimeve që mori në një nga organizimet më të suksesshme të muzikës greke të kanalit të madh muzikor grek, “Mad”, ai është rikthyer me këngën e tij të re me titull “Deep inside”, ndër më të klikuarat këto ditë në Youtube. Quhet Claydee Lupa, artisti 26-vjeçar i renditur në dhjetë më të mirët e hitparade-ve greke, dhe atij europian. Producenti më i njohur shqiptar tashmë në gjithë vendet e Europës, pas suksesit të këngës së tij “Call Me”, rikthehet me këngën e tij të re jo vetëm si producent, por edhe si këngëtar.

Është i vetmi artist i konfirmuar në Greqi, që nuk ka mohuar prejardhjen e tij shqiptare, dhe mbase kjo i ka dhënë mbështetje të madhe nga të rinjtë shqiptarë të kudondodhur , kanë komentuar mediat greke. Në Shqipëri njihet me dy këngë, më të preferuarat e verës 2011 në clube, pikërisht “Last summer” nga Nicko Gano, dhe “The End” nga Reckless. Po kush është Claydee Lupa në tregun e huaj dhe cilët janë këngëtarët me të cilët bashkëpunon? Ai aktualisht është duke punuar me artistë të njohur, si: Recless, Taki Tsan, Tamta, Sakis Ruvas, Kostas Martakis, Playman, etj. Edhe pse është një nga emrat më të dëgjuar në Europë, në Shqipëri endenuk e dinë se pas këtyre hiteve që kanë kërcyer gjithë vitin, është një shqiptar.

“Me këngën time të re jo vetëm si producent por edhe si këngëtar, rikthehem për t’ju treguar se muzika që unë bëj ngjit vërtet, dhe unë ndihem i lumtur për këtë si një shqiptar që e kërkoj suksesin jashtë vendit tim”, thotë Claydee për “Panorama Plus”. Aktualisht luan Dj në një nga club-et më të mira të Greqisë përkrah këngëtarit me famë, Saki Ruvas, Elena Paparisu. Edhe pse Greqia kalon një krizë, është i vetmi club, ku nuk gjen vend të ulesh, shkruajnë gazetat greke. Claydee Lupa është një kompozitor dhe producent i ri, por që jeton në Athinë (Greqi), që prej moshës katër vjeç. Ai është i specializuar në gjinitë e muzikës Hip Hop dhe Pop/R & B.

Talenti i tij është i dukshëm duke qenë se ka prodhime të panumërta për artistë të mëdhenj, që kanë arritur me këngët e tyre të jenë në majat e klasifikimeve në të gjithë Europën, duke përfshirë suksese të mëdha të kohëve të fundit në Greqi dhe në Shqipëri. Jashtë kufijve ai është përmendur si krijuesi i disa prej hiteve më të njohura të muzikës house në botë, të cilat kanë pushtuar diskotekat që prej vitit 2010. ”The End”, “Reckless” dhe “Last Summer” nga Nickos ishin këngët e para që i sollën sukssesin e paimagjinueshëm.
“Muzika është gjëja që më tërheq më shumë, por përpara se të merresha me të kam qenë kërcimtar”, thotë ai që njihet me emër arti si Claydee Lupa. “Më pas, së bashku me një grup shokësh, filluam të merreshim me një muzikal”. “The End” u shënua si rasti i parë që një këngë publikohej jashtë Greqisë, duke u përhapur në 25 vende të tjera të botës.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.