VIP

David Beckham konfirmon lidhjen e Emina Cunmulaj

Emina dhe Sam janë treguar mëse të kujdesshëm për ti qëndruar sa më larg syrit të publikut, por falë David Beckham dora vetë, lidhja e tyre është konfirmuar dhe bërë publike.

Pas një darke me Eminën dhe Sam (shiko foton), David Beckham është ngacmuar nga reporterët se kush ishte vajza e bukur me të cilën po darkonte e a do të bëhej xheloze Victoria kur ta merrte vesh këtë? David në anën tjetër ju është përgjigjur se ajo është e dashura e një mikut të tij dhe të tre po hanin darkë së bashku.Ene kshu… hahahhahaha!

Në lajme të tjera Sam Nazarian është një biznesmën i njohur në Amerikë (me origjinë nga Irani) i cili arriti sukses financiar me investime teknologjike dhe më pas me shit-blerje pronash.

Pronar i disa hoteleve, restoranteve, klubesh nate e shumë biznesesh të tjera, Nazarian së fundmi ka filluar të investoj dhe në prodhimin e filmave hollivudian.

Ai dhe Emina Cunmulaj, mësojmë që të jenë lidhur romantikisht që prej afro dy vjetësh.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button