LajmeMaqedonia

Sanksione kundër keqpërdorimit të vizave

Konfirmohet Plani veprues për kontrolle të përforcuara dhe të detajuara gjatë daljes nga Maqedonia, por edhe kontrolle përkatëse të organizatorëve të udhëtimeve turistike, kur ka tregues për ekzistimin e keqpërdorimeve të caktuara ose mundësi për manipulim me qytetarët. Kështu vendosi Komiteti për ndjekjen e liberalizimit të vizave. Maqedonia do t’i përdor të gjitha mekanizmat, mjetet dhe resurset të cilat qëndrojnë në dispozicion, theksuan pas takimit zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për sanksionimin e këtyre individëve, por edhe personave juridik të cilët në çfarëdo mënyre e sjellin në pikëpyetje liberalizimin e vizave.
Është dakorduar të kërkohen edhe të dhëna nga vendet ku ka numër të madh të azilantëve dhe nga Komisari i punëve të brendshme dhe migracione për personat të cilët deri më tani kanë kërkuar azil të shqyrtohet mundësia përkatëse që në procedurë eventuale të zbatohen edhe sanksione shtesë për këta persona.
Naumovski dhe Jankulloska u apeluan qytetarëve të jenë të vetëdijshëm se liberalizimi i vizave nuk do të thotë e drejtë e qëndrimit më të gjatë dhe as e drejtë e azilit në shtetet e zonës së Shengenit. “Deri më tani as nuk ka marrë dikush azil e as nuk do të marrë në shtetet anëtare të BE-së, ndërsa të gjithë kërkuesit e azilit do të jenë viktima të manipulimit nga disa agjenci turistike apo agjenci të rreme turistike”, deklaroi Naumovski.
Ai precizoi se Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë përgatitje për ndryshimin e Kodit penal në drejtim të parashikimit të ndonjë vepre eventuale penale lidhur me organizimin e migrimit ilegal.
Naumovski nuk beson se mund të vijë deri te humbja e liberalizimit të vizave pasi si shtet kemi bërë para së gjithash në sferat të cilat i mbulon MPB-ja.
Në pyetjen e gazetarëve se sa do t’i kushtojë shtetit kthimi i azilantëve, ministrja Jankulloska ishte decide se prestigji i Maqedonisë është shumë më i rëndësishëm se sa mjetet materiale. Ajo njoftoi se më 19 maj një grup prej 30 kërkuesish të azilit nga të cilët pesë janë të Republikës së Maqedonisë duhet të kthehen në vendet e tyre.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close