LajmeMaqedonia

Harun Aliu, truri i Ushtrisë Çlirimtare Kombetare

Akademia përkujtimoren në Shkup që u mbajt në 1 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit: Harun Aliu-Komandant Kushtrimi, Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemal Fejzullahu u mbajt në praninë e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualëve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Komandat Kushtrimit.
Për veprën dhe heroizmin në këtë akademi përkujtimor për veprën e Komandant Kushtrimit folën shokët e tij, intelektualët dhe ato që njihnin mirë virtytin kombëtar të këtij dëshmori. “Sot shënojmë ndarjen fizike të Harun Aliut dhe shokëve të tij. Them ndarje fizike për arsye se ai do mbetet shumë gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Harun Aliu ishte truri apo organizatori kryesor i Ushtrisë Çlirimtare Kombetare. Një nga personalitetet më të shquara të kauzës sonë kombëtare. Dallimi midis politikanit dhe liderit qëndron në atë se politikani ka për qëllim interesa individuale apo grupore ndërsa lideri ka për qëllim kauzën e përgjithshme kombëtare.Harun Aliu çdo herë para vetes kishte kauzën kombëtare e jo interesin”, tha profesori universitar Jeton Shasivari, mik i Komandant Kushtrimit.
Ndërsa publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti duke folur në këtë akademi përkujtimore theksoi se në vendet ku ka shumë lot dhe dhimbje më së miri fletë heshtja. “Është hera e parë kur flas në një vend ku ka më shumë lot dhe dhembje, por aty ku ka shumë dhembje më së miri flet heshtja. Në ditë zie mundohemi ta kujtojmë rrugën që kanë ecur, në ditë zie duhet të kujtojmë se sillemi me veprat e tyre deri sa ato janë gjallë. Nuk duhet të bëhemi ne popull që do të dimë t’i vlerësojmë vetëm të vdekurit, por ne duhet të kujtojmë se si u sollëm deri sa këto dëshmorë ishin gjallë dhe sa ne i njihnim ata”, tha Mehmeti. Sipas tij kalendari 20 vjeçar i pluralizmit dhe mëvetësimit të Maqedonisë për shqiptarët e Maqedonisë ka më shumë ditë zie. “Ne shumë shpejtë harruam se na ndodhi Bit Pazari, Gostivari etj., pas kësaj ne duhej që gjithë dhembjen tonë ta shprehim aty ku i varrosim ata shqiptar të vrarë të pafajshëm. Por ne kishim plagën më të madhe, e ajo ishte plaga e Kosovës e neve shqiptarëve të Maqedonisë këto plagë na dukeshin shumë të vogla. Njerëzit e urtë, popujt e urtë, urtësitë më të mëdha i mësojnë nga fatkeqësitë që u ndodhin. Por ne nuk nxorëm mësim nga këto”, theksoi para të pranishmëve Kim Mehemti.
Ndryshe ish-komandanti i UÇK-së, Harun Aliu dhe tre bashkëveprimtarët e tij u vranë më12 maj në një pritë të organizuar nga forcat speciale maqedonase në dalje të fshatit Radushë të Shkupit. Harun Aliu një vit më parë ishte dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën për organizimin e vrasjes së një pjesëtari të njësitit special “Tigrat” në afërsi të Shkupit. Ai ishte kryetar i partisë Alternativa Kombëtare në Maqedoni.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button