InteresanteVIDEO

David Villa shkaterron automobilin e policise (Video)

Barcelonë, 5 tetor – Saktësia e futbollistit të Barcelonës, David Villa, para portës dhe forca e gjuajtjeve të tij janë të famshme në të gjithë botën, pasi spanjolli e ka merituar me gola të shënuar vlerësimin si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Por, pakkush dinte që talenti i tij ishte shndërruar edhe në “armë” kundër policisë, në një video televizive të xhiruar për të promovuar lojën e famshme “Need 4 Speed”.

Reklama e publikuar një ditë më parë tregon sulmuesin spanjoll duke shkatërruar me gjuajtje me top një automobil policie të ndalur në cep të rrugës. Ajo u regjistrua në vitin 2010, por asokohe Barcelona ndaloi publikimin e saj, duke menduar se ishte një imazh negativ për të rinjtë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close