KosovaLajmeMaqedoniaPolitika

Deputetët maqedonas të impresionuar nga infrastruktura kosovare

Ndërtimi i autostradës Shkup-Prishtinë, hap mundësi të reja për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Kosovës. Gjatë takimit që pati ambasadori kosovarë në Shkup, Skënder Durmishi, me deputetët e Parlamentit të Maqedonisë u theksuar nevoja e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror mes dy vendeve, posaçërisht në sferën e ekonomisë ndërsa u kërkuar që prioritet t’i jepet ndërtimit të autostradës Shkup-Prishtinë.
“Unë dua të shoh në Maqedoni një urë siç ndërtohet në Kosovë. Kalova nëpër Kosovë dhe pash se investimet në infrastrukturë në Kosovë janë impresive. Mendoj se është shumë e nevojshme ndërtimi i autostradës Shkup-Prishtinë në mënyrë që t’i rrisim mundësitë e biznesmenëve për bashkëpunim. Ajo që në të ardhmen duhet ta bëjmë së bashku me Kosovën por edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi është që të investojmë në energjetikë pasi në këtë moment katër vendet jemi anashkaluar”, deklaroi nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Jani Makraduli.
“Tani po hapet një kapitull i ri mes dy parlamenteve dhe ne presim shumë nga ky bashkëpunim. Projekti për rrugën në Kosovë është në rangun e prioriteteve dhe është interes I përbashkët që të bëhet sa më shpejt kjo rrugë, por do të intensifikohet edhe fusha tjera”, tha ambasadori i Kosovës në Shkup, Skender Durmishi – .
Sipas deputetit të BDI-së, Safet Neziri, Kosova ka dëshmuar se është partner i sinqertë i Maqedonisë. Ai është shprehur optimist për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“Mes Kosovës dhe Maqedonisë nuk ka asnjë kontest të hapur. Kjo domethënë se në rajon veçmë po krijohen baza të shëndosha të stabilitetit rajonal. Pas pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga Shkupi zyrtar, që paraqet stabilitet në rajon dhe më gjerë, bashkëpunimi mes dy shteteve do të marrë një përpjetëz të lartë mes dy vendeve”, tha Neziri.
Durmishi ka thënë gjithashtu se përmes bashkëpunimit ndërshtetëror në nivel parlamentar, Kosova do të mund të shfrytëzojë përvojat e Maqedonisë, sa u përket integrimeve në BE dhe NATO.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button