IslamLajmeMaqedonia

Do të ndalohet thirrja e ezanit në Shkup

xhamiaValentina Bozhinovska, kryetare e komisionit për bashkësi Fetaret në Maqedoni, konfirmoi se organizata joqeveritare “Iloja” u ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet të zgjidhet problemi i lutjeve ( Ezanit ) që bëhen me zë të lartë nëpërmjet altoparlantëve të xhamivë.

Ajo theksoi se problemi është shumë serioz dhe se Komisioni do të bëjë çmos që të zgjidhet dhe t’ju ndihmojë qytetarëve, raporton Shqipmedia.

“E vërtetë, e morëm iniciativën e tyre. Sipas meje, është e nevojshme që në ligj të kthehet neni i vjetër, i cili është hequr në vitin 2008, ndërsa ajo është që zëri i Ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut.

Ne së shpejti do të formojmë grup pune për ta zgjidhur këtë problem dhe ta kthejë ligjin e vjetër. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Bashkësinë Islame, nga e cila do të kërkojmë dritë jeshile dhe mbështetje në këtë drejtim”, u shpreh Bozhinovska.

Sipas saj askush nuk ka të drejtë ti maltretojë qytetarët, bile as xhamitë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close