FutbollSport

Zyrtare: Bayerni transferon Alcantaran

Thiago AlcantaraBayern Munichu ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Thiago Alcantaras, për një shumë rreth 25 milionë eurove.

Pep Guardiola së fundmi deklaroi se ai e dëshiron mesfushorin 22-vjeçar në Allianz Arena dhe tani marrëveshja është kompletuar. Gjatë ditëve të ardhshme, mesfushori spanjoll do të udhëtoj në Munich për testet mjekësore, para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, që do ta mbajë atë te Bayerni deri më 30 qershor të vitit 2017.

Lajmi është konfirmuar nga profili zyrtar i klubit në Twitter ku shkruan: “Zyrtare: Transferimi i Thiago Alcantaras (22) së Barcelonës është kryer. Bayerni do të paguajë 20 milionë euro për ish-lojtarin e Guardiolas”.

Këtë transferim menjëherë e ka përshëndetur drejtori gjeneral i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka thënë: “Ne jemi të gëzuar që e kemi kryer me sukses këtë transferim të madh”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button