LajmeMaqedonia

Drogë e rrallë arrin nga Venezuela

Një lloj droge e re mbërriti të mërkurën në Maqedoni, nëpërmjet postës DHL. Policia e Maqedonisë në bashkërendim me policinë britanike dhe serbe ka zbuluar një sasi të kokainës së lëngët, e cila kishte mbërritur në Maqedoni nga Venezuela. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se dërgesa ishte nisur në një pako nëpërmjet shërbimit DHL dhe që në momentin e mbërritjes në Londër, ishte vënë në shënjestër të policisë britanike, e cila ka alarmuar zyrën ndërkombëtare të policisë kundër kontrabandës me narkotikë SEKI me seli në Bukuresht. Ajo më pas ka informuar policinë serbe policinë e Maqedonisë. Në operacion e bashkërenduar policor është arrestuar Asipi. S, 35 vjeç nga fshati Dobri Doll i Gostivarit, i cili ishte porositësi i drogës së lëngët nga Venezuela, e cila kishte mbërritur në Shkup, nëpërmjet Londrës dhe Beogradit. Sipas MPB-së, kjo lloj lënde narkotike për herë të parë zbulohet nga ana e policisë në Maqedoni dhe se ajo rrallë mund të zbulohet në tregun e zi të trafikimit të drogës. Kjo lloj droge në tregun e zi me pakicë ka një vlerë prej 150 mijë euro.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close