BotaLajmeMaqedonia

Koncesionimi i rrugëve diskriminon shqiptarët

Konzorciumet e mëdha botërore nga Izraeli, Franca, Greqia, India, Portugalia, Austria por edhe nga Maqedonia i kanë plotësuar të gjitha kushtet për pjesëmarrje të mëtutjeshme në procedurën për fitimin e koncesionit për ndërtim, mirëmbajtje, pagimin e pikave të rrugës dhe shfrytëzimin e drejtimeve rrugore në Koridorin 8. Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski ka njoftuar se faza e parë është kaluar nga konzorciumi izraelite “Shikom Binui” në bashkëpunim me “Grupo Suarez de Costa” nga Portugalia, konzorciumi i udhëhequr nga kompania franceze “Buik Travo” së bashku me DTP “terasment” nga Franca dhe “Intertol Europe” nga Hungaria. Gjithashtu këtë fazë e ka kaluar edhe konziorciumi i udhëhequr nga kompania austriake “Shtrabah” dhe kompania vendore “Granit” si dhe konzorciumi i udhëhequr nga “Alpine Bau GMBH” nga Austria së bashku me “Limak” dhe “Soma Enterprise” nga India.
Peshevski thekson se deri në fund të muajit firmat e parakualifikuara do të mund t’i marrin dokumentet e dorëzuar në këtë shpallje, kurse ofertat e para priten në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm. Nëse ndonjë nga këto kompani do të zgjidhet varet nga vlera shtesë e koncesionerit që duhet ta fitojë shteti por edhe nga subvencionet që duhet t’i fitojë shteti, por edhe nga subvencionet që do t’I kërkojnë këto ndërmarrje për shkak të mos frekuentimit të mjaftueshëm të rrugëve.
Rrugët duhet të ndërtohen në afat prej 7 viteve pas nënshkrimit të kontratës për koncesioner, ku në pakon e parë përfshihen rrugët Kriva Pallankë- Romanovce, Koçanë-Shtip, Milladinovci-Shtip, si dhe rruga që kalon nga rruga milladinovcë-Shtip drej Sveti Nikolles.
Gjatësia e tërësishme në pakon e parë përmban 138 kilometra. Në pakon e parë janë përfshirë edhe rruga prej Milladinovci deri në Shkup dhe Hipodrom dhe qarkorja rreth Shkupit në gjatësi prej 38 kilometrave.
Në fazën e dytë do të ndërtohen rrugët në pjesën e shqiptarëve edhe atë Stekonvec-bllacë, Gostivar-Qafë Thane, Trebenishtë-Ohër, Strugë-Podmole, si dhe rruga që kalon nga Gostivari për në Bukojçan, Kërçovë, rruga Kërçovë-Trebenishtë-Ohër, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thane dhe rruga Strugë-Podmole në gjatësi të përgjithshme prej 141 kilometrave.
Në pakon e dytë futet edhe autostrada e ndërtuar tanimë nga Shkupi deri në Gostivar në gjatësi prej 54 kilometrave.
Koncesioneri që do ta fitojë këtë tender grandioz do të ketë të drejtë t’i shfrytëzojë rrugët e Maqedonisë për 35 vitet e ardhshme dhe duhet të investojë rreth një miliardë euro në të gjitha rrugët e Maqedonisë. Çmimi për pagesë rrugore do të kontrollohet nga Qeveria, ndërsa kjo nuk nënkupton edhe mbylljen e kompanisë “Makedonija Pat” pasi nën kompetencat e saj do të jenë mirëmbajtja e rrugëve të Korridorit 10 dhe rrugët rajonale e magjistrale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button