Kronika e ZezeLajme

Dy shqiptarë përdhunojnë një shqiptare në Greqi

perdhunimDy të rinj shqiptar akuzohen nga policia greke si përgjegjës për përdhunimin e një vajze 25 vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria.

Djemtë e dyshuar u ndaluan nga policia dhe u dërguan në ambientet e paraburgimit në pritje të raportit mjeko-ligjor, i cili pritet të vërtetojë përdhunimin, transmeton NOA.

Hetimet e para nisën pas denoncimit të bërë në polici nga një 25 vjeçare shqiptare, e cila tregoi se ishte përdhunuar nga dy djem shqiptarë të cilët e kishin tërhequr me dhunë në makinë, deri sa e kishin çuar në një zonë në periferi të Kios në Greqi dhe e kishin përdhunuar duke e kërcënuar.

Denoncimi i vajzës bëri që të ndalohen dy shqiptarët të moshës 26 dhe 45 vjeçare, nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close