KosovaLajme

Deshti ta vriste kryetarin e Vushtrrisë, e fali për shkak të familjes (VIDEO)

Muhamet Mernica nga Vushtrria sot doli përpara ndërtesës së Komunës së Vushtrrisë për ta vrarë kryetarin e këtij qyteti, Bajram Mulakun.

Por, Mernica nuk e çoi deri në fund planin që kishte, sepse Mulaku ishte me familjarë, njofton Klan Kosova.

Deri te ky vendim Muhameti erdhi pasi që kryetari ia kishte mbyllur biznesin familjar dhe u kishte premtuar Mernicëve se do t’i shpërblente në forma të tjera.

Sipas tyre, Mulaku nuk ua ka njohur kontributin e dhënë para dhe pas luftës, kurse po i diskriminon për shkak të qëndrimeve partiake.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

 

Show More

Related Articles

Back to top button