Interesante

E detyruan të ndërrohej para të gjithëve, sepse ishte veshur shumë shkurt

Alix TownsendBritanikja Alix Townsend është nisur për pushime në Mallorca, mirëpo që nga nisja i kanë filluar telashet. Stafi i kompanisë Monarch Airlines në aeroportin e Mançesterit ka vlerësuar se ajo kishte pantallona shumë të shkurtra dhe nuk mund të hipte në aeroplan me atë veshje.

18-vjeçares i është thënë se duhej të vishte rroba të tjera në rast se dëshironte të hipte në aeroplan. Ndërkaq, problemet filluan kur ajo është dashur të ndërrohej përpara qindra pasagjerëve të tjerë.

“Nuk më lejuan të shkoja deri në tualet dhe të ndërrohesha. U hidhërova. Nuk mendoja se veshja ime ishte e papërshtatshme. Pranova të ndërrohem, por kur kërkova të shkoj në tualet dhe ta bëjë këtë, nuk më lejuan. Mu desh të ndërrohem para të gjithëve.

alix1

E kanë pasur mundësinë më herët që të më paralajmëronin kur prisja, kam mundur të shkoj diku më larg dhe të ndërrohem dhe jo të më sillnin para aktit të kryer”, është ankuar vajza, e cila udhëtonte me miqtë e saj për ta festuar ditëlindjen.

“Nga ajo është kërkuar që të vishej në mënyrë të përshtatshme, në përputhje me rregullat e veshjes të kompanisë. Mendojmë se nuk ka ndonjë element për të na paditur”, ka thënë zëdhënësi i Monarch Airlines duke mohuar se vajzës i ishte ndaluar shkuarja në tualet.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close