Shendetesi

Ecni për të forcuar kujtesën

Ushtrime të lehta si ecja rrisin performancën e funksioneve mendore me të cilat lufton truri me fillimin e pleqërisë.
Në një studim të publikuar në revistën mjekësore “Frontiers in Aging Neuroscience”, thuhet se studiesit arritën në përfundimin se kryerja e ushtrimeve  të lehta si ecja, tre herë në javë gjatë një viti, forcon lidhjet e trurit dhe shton funksionet e tij tek të moshuarit.

Studiesit ndoqën persona të moshave 59–80 vjeç, të cilët bëjnë një jetë pasive dhe kanë analizuar veprimtarinë dhe aktivitetin e zonave të trurit. Ata arritën të masin performacën e lidhjeve të trurit të cilat kryejnë funksionet mendore, në fillim të studimit, gjashtë muajt e parë dhe në fund të studimit. Studiuesit arritën në konkluzionin se personat të cilët bëjnë ecje kanë një performancë më të mirë nga ato të cilët bëjnë jetë pasive.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close