Shendetesi

Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

“Laji duart, shpëto jetë”, ky është mesazhi që përcjell 15 Tetori, Dita Botërore e Larjes së Duarve. Kjo ditë synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e larjes së duarve me sapun, si një mënyrë e efektshme dhe e lirë për të parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse dhe ngjitëse.

Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në vitin 2008 nga Partneriteti Botëror Publik-Privat për Larjen e Duarve me Sapun. Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare, organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë botën.

Specialistja për sëmundjet infektive Dr. ?irin Efe deklaroi se një larje e thjeshtë e duarve mund të na mbrojë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Ajo shtoi se mikrobet mund të jenë në çdo objekt që ne prekim, por nëse duart lahen mire me sapun mund të parandalohen shumë probleme.

“Nëse ne marrim masa parandaluese kundër mikrobeve nuk kemi pse të frikësohemi. Në shumicën e rasteve kur një larje e thjeshtë duarsh nënvlerësohet mund të shkaktohen sëmundje si një grip i lehtë, i cili mund të degradojë tek sëmundje më të rënda vdekjeprurëse. Qëllimi i higjienës së duarve është të mundësojë largimin e mikroorganizmave që shkaktojnë dëmtime fizike dhe infeksione. Nëse duart lahen vetëm me ujë nuk pastrohen nga mikroorganizmat. Për zhdukjen e mikroorganizmave është efektiv dhe përdorimi i sapunëve të lëngshëm. Përkundrazi duart nuk pastrohen plotësisht. Nuk zhdukim vetëm mikroorganizmat që mund të shihen por duart e pastruara jo mire bëhen shkak sëmundjesh të ndryshme. “, deklaroi Dr. ?irin Efe.

Duke nënvizuar dhe një here faktin se mikrobet mund të merren nga çdo gjë me të cilën jemi në kontakt, në shkollë, spital, vendin ku jetojmë, Dr. Efe pohoi se larja e duarve me sapunë antibakterial mundëson mbrojtjen dhe nga sëmundje si tuberkulozi, dizanteria etj.

Përdorimi i lëngjeve antibakteriale është i dobishëm në mësimin e larjes së duarve e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close