LajmeSport

Edhe Fenerbahce, pas Shaqirit

Fenerbahce ka filluar aksionin për transferimin e Xherdan Shaqirit në Stamboll. Sipas medieve turke, klubi verdh e kaltër i ka ofruar 7 milionë euro Baselit për mesfushorin kosovar.

Edhe Fenerbahce ka hyrë në garë për transferimin e Xherdan Shaqirit, të cilin është duke e përcjellë prej një kohë të gjatë. Sipas të përditshmes turke Sabah, verdh e kaltrit nga Stambolli për transferimin e 20 vjeçarit janë të gatshëm të paguajnë 7 milionë euro.

Sakutët e klubit, të cilët përcjellin futbollistë nga mbarë Evropa, i kanë dhënë shtabit teknik të gjigantit turk një raport për Xherdan Shaiqrin dhe për këtë arsye besohet se drejtuesit e klubit kanë nisur aksionin për transferimin e tij.

Sipas gazetës turke, klubi zviceran Basel për kartonin e 20 vjeçarit nga Kosova kërkon 7 milion euro, ndërsa edhe vetë futbollisti pëlqen mundësinë e transferimit në Stamboll. Mundësia që Shaqiri të largohet nga kampioni i Zvicrës në fund të këtij sezonin është pothuajse e sigurt, përkundër kontratës së vlefshme që ka deri në vitin 2014.

Ndërsa bashkëlojtari i Shaqirit nga Basel, turku Çagda? Atan ka lavdëruar reprezentuesin zviceran. “Është një mesfushor me talent të madh dhe me teknikë të madhe. Vetia e tij më e rëndësishme është se mendon dhe vendos shpejt. Kjo e bën atë një hap para kundërshtarit. Ai është një nga pretendentët më të mëdhenj për t’u bërë yll në Evropë dhe nëse Fenerbahce arrin ta transferojë, e ka bërë një punë të madhe”, ka thënë Atan për Sabah.

Fenerbahce nuk është klubi i vetëm që dëshiron ta transferojë Shaqirin. Të interesuar për talentin e lindur në Gjilan janë edhe klubet Manchester United, Liverpool, Juventus, Inter, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Hamburg dhe Zenit Saint Petersburg.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close