BotaKosovaKronika e ZezeLajme

Edhe një Kosovar i vdekur në luftën Siriane

siriLufta e dhunëshme në Siri u ka marrë jetën mijëra sirianëve por jo vetëm.

Përveç sirianëve të vrarë janë regjistruar edhe dhjetra njerëz të huaj të vrarë që vijnë nga vende të ndryshme për të luftuar për lirin e popullit sirianë, duke u përballur kështu me dorën gjakatare të presidentit Bashar Al Assad.

Mes tyre janë 10 shqiptarë që kanë humbur jetën deri tani. Muhamet Koprova, 22 vjeç nga Mitrovica, është viktima e fundit në Siri. Javën e kaluar është vrarë duke luftuar në krah të forcave rebele.

Tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas sirianë me origjinë nga Kosova.

I pari është vrarë kosovari Naman Demolli, tjetri Musë Ahmeti, i treti është Omer Albani nga Shqipëria dhe i katërti Muhamet Koprova.

Për shqiptarët e tjerë të vrarë ende nuk janë dhënë konfirmime zyrtare për identitetin e tyre.

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140 dhe se këta janë të ndarë në dy grupe, në Aleppo.

Autoritet e Kosovës dhe Shqipërisë nuk dëshirojnë të flasin për këtë çështje ndërkohë që informacionet për jetën e tyre janë të pakta.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close