Lajme

Ekskluzive: Video e arrestimit të Fadil Arsllanit nga Gostivari (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar videon me pamjet gjatë arrestimit të Fadil Arsllanit, që akuzohet për kriminalitet, fajde dhe veprimtari të tjerë paligjshme.

fadil-arsllani

Vazhdoni per te pare videon:

[wp-like-locker]

Policia e Maqedonisë informoi se ka arrestuar pronarin e disa bizneseve në Gostivar, Fadil Arsllanin të cilin e akuzon për fajde dhe vepra tjera kriminale.
Arsllani ishte i dyshuari kryesor në operacionin policor “Çekani” të ndërmarrë në rajonin e Gostivarit më 10 dhjetor të vitit të kaluar.

Policia gjatë bastisjeve dhe kontrolleve të kryera ka konstatuar dhe dyshon se prona dhe pasuria e tij bazohet në aktivitete kriminale dhe se mbi 2 milionë thuhet se janë përfituar në këtë mënyrë.
Policia ka konfiskuar të gjitha makinat luksoze të biznesmenit gostivaras.

Gjatë ditës priten informacione shtesë lidhur me operacionin e arrestimit të tij. Ndryshe, Fadil Arsllani njihet edhe si pronari i diskotekës së mirënjohur “Golden Eye” në Gostivar dhe pronar i një hoteli luksoz në Mavrovë Golden Place.

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Back to top button