LajmeMaqedoniaPolitika

Fatmir Dehari kërcënohet me jetë nga “Agimi i Zi”

lajme-dehariNë një konferencë shtypi, kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, prezentoi gjendjen reale të ish komunave dhe atë të komunës së bashkuar, procesin e dorëzim pranimit të tyre, një procedurë që siç tha ai duhet të realizohet edhe me ish kryetarin e komunës së Kërçovës..

Bazuar në numrin apo përqindjen e qytetarëve, tha ai,  nuk është reflektuar gjendja reale e të punësuarve në këtë komunë. Në bazë të shifrave, konstatohet se vetëm komunat Zajaz dhe Osllome kanë funksionuar në bazë të standardeve evropiane, por jo edhe ajo e Vraneshnicës  e cila me 1200 banorë ka pasur 17 të punësuar maqedonas dhe e Dërgovës që ka pasur  16 të punësuar kundrejt 2400 banorëve.

Lidhur me strukturën e re Dehari theksoi shifrën e 167 të punësuarve prej të cilëve 123 maqedonas, 40 shqiptarë 3 turq dhe 1 rom, përkundër përqindjes së re etnike prej 35.7 % të maqedonasve, 54. 5 % të shqiptarëve, 5.3% të turqve dhe 2.9% të romëve. Borxhi total i komunës tha ai, kap shumën marramendëse e cila arrin në kuotën e rreth 5 milionë e 300 mijë eurove.

Nga kjo shifër më pak borxhe kanë sjellur komunat e Zajazit dhe ajo e  Osllomesë, ndërsa borxhliu më i madh që ka lënë në trashigimi haraçin për kryetarin e ri është vetë komuna e qytetit të Kërçovës si dhe ajo e Dërgovës dhe Vraneshnicës.

Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari, prezentoi para të pranishmive edhe kërcënimet e vazhdueshme të maqedonasve për kinse largimin e padrejtë të tyre nga administrata e komunës. Ndër të tjera ai tha se së bashku me administratën janë kërcëniuar me, kurse këto kërcnënime i kanë ardhur nga një organizatë e quajtur “Agimi i Zi”.

Ai i siguroi gazetaret se janë larguar vetëm ato që janë  punësuar përpara zgjedhjeve lokale dhe pa konkurs të rregullt për pranim. Këtu  nuk bëhet fjalë për padrejtësi por për standarte evropiane që duhet të zbatohen për punësimet në administratën komunale, ka nënvizuar Dehari.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close