Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Forcat Speciale plagosin 77-vjeçarin, policia: Doli në dritare me armë në dorë

Forcat RENEA gjatë një operacioni në Divjakë në orët e para të ditës së sotme kanë plagosur një burrë të moshuar, i cili ka marrë plumba në kokë dhe është në rrezik për jetën. Policia ka rrëzuar pretendimin e familjarëve se i moshuari po fliten gjumë. Sipas policisë, Haxhi Lika ka dalë në dritare me armë gjahu në dorë.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA.

Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.

Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button