Lajme

Orgesa Zaimi në garë për të përfaqësuar Zvicrën

Orgesa Zaimi ka shpallur zyrtarish konkurimin e saj për të marrë pjesë në Eurovision 2012, si përfaqësuese e Zvicrës. Ajo do të prezantohet me këngën “Every Minute”

Orgesës do t’i duhet fillimisht të kalojë garën mes këngëtarëve që kërkojnë të prezantojnë Zvicrën.

Vetë Orgesa ka shkruajtur në faqen e saj në Facebook, “Jam ne gare zyrtarisht per te konkuruar si perfaqesuese e Zvicres ne Eurosong Azerbajan 2012… Votimet nisin nga data 16 tetor”

Bashke me Orgesen, kengetare shqiptare ne gare jane edhe Albana Azizi dhe Valton Krasniqi.

Vendlindja: Polican
Mosha: 26 Vjeç
Ditelindja: 25 Korrik 1985
Shenja e Horoskopit: Luani

Orgesa Zaimi qe e vogel eshte marr me aktivitete te ndryshme te zhvilluara ne shkalle qyteti dhe rrethi. Ka qene babai i saj, muzikant, i cili ja ka nxitur dhe zbuluar talentin dhe deshiren e saj te pamase per muziken dhe artin. Arsimin 8 vjecar dhe te mesem e kryen po ne Polican me rezultate shume te mira dhe me pas zhvendoset ne Tirane ku kryen studimet prane Universitetit te Tiranes, Fakulteti Filologjik, dega Gjuhe dhe Letersi. Gjate kohes se studimeve universitare ka marr pjese ne spektaklin “Ethet 3” ku ndodhet ne grupin “Engjej dhe Djaj” fitues te ketij edicioni. Angazhohet here pas here duke kenduar ne Night Clubs. Me pas merr pjese ne edicionin e pare te spektaklit Reality Show “Star Akademi” ku renditet ne 4 finalistet ne gjinine e kenges. Punon vazhdimisht me banda dhe grupe te ndryshme neper ambjente ku luhet muzike live, duke e cilesuar si nje deshire per te qene sa me prane njerezve, adhuruesve te muzikes dhe pervetsimit te teknikave te vokalit dhe interpretimit.
Rrymat e parapelqyera te Orgesa Zaimi-t jane Blues, Rock, Jazz, Soul, Folk-Rock, Contry, Pop etj. Kengetaret e preferuar dhe modelet e saj jane: Janis Joplin, Aretha Franklin, James Brown,Ray Charles,Whitney Houston, Fredd Mercury, Elvis Priesley, Michael jackson.
Orgesa Zaimi ka marr pjese ne Kenga Magjike 2006 ku me nje bashkpunim fiton cmimin “Tendence”, pjesmarrese ne Top Fest 5, gjysemfinaliste ne Kenga Magjike 2008 (10 vjetor i KM), edicionin e dyte te “Kenget e Shekullit” ku njihet dhe kendon kenge te vjetra shqiptare te para viteve ’90. Video e pare e Orgesa Zaimit rezulton shume e preferuar kenga dhe video “Stacion” produksion i Gjergj Jorgaqit. Fituese ne “Netet e Klipit Shqiptar” si video me e mire alternative.
Pjesmarrese ne Kenga Magjike 2009 me kengen “Pasqyrat” kenge qe me pas del ne nje video.
Bashkepunimi me i fundit me Kamelen, sjell kengen “Leviz me mua”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button