BotaLajme

Fotoja e kufomës së Osama bin Laden është e rreme

Imazhi që shfaq Ossama Bin Laden të vdekur, i transmetuar në televizionin pakistanez dhe i marrë nga web site të gazetave britanike, nuk është i vërtetë, por i falsifikuar, shkruan gazeta britanike The Guardian.

Gazeta The Guardian shkruan se imazhi ‘i gjakosor’ i një njeriu me flokë të lyer me bojë mat dhe një sy të nxjerë, me sy gjysmë të hapur, ka qarkulluar në internet për dy vitet e fundit. Ajo është përdorur në faqet kryesore të Daily Mail, Times, Telegraph, Sun dhe faqen e internetit Mirror, edhe pse u hoq shpejt pasi imazhi i falsifikuar u shfaq në Twitter. Duket se fotoja fallco u botua fillimisht nga gazeta online në Lindjen e Mesme themedialine.org më 29 prill 2009, me një shënim nga redaktori se ajo nuk ishte “në gjendje për të verifikuar nëse foto është e vërtetë apo jo”.

Që atëherë, gjithsesi, imazhi ka qenë deklaruar si i pavërtetë për një numër të forumeve dhe përdorej për të provuar pretendimet se terroristi përgjegjës për shpërthimet e 9/11 ishte vrarë.

The Guardian ishte një ndër të paktat që u frenua nga përdorimi i imazhit të manipuluar në faqen e parë, duke raportuar ekzistencën e fotove në blogun e saj, por duke pyetur për legjitimitetin e saj.

Imazhi është i bazuar në një fotografi të vërtetë të Bin Ladenit të marrë në 1998 dhe të përdorur nga agjencia e lajmeve Reuters.

Në Twitter, fotoja e përbërë, përfshirë edhe fotografi të tjera që u përdoren për të bërë imazhin, ishte postuar nga @ HannahMarbina dhe përdoruesit e tjerë treguan se sa e lehtë ishte për të gjetur imazhin online, me një kërkim të thjeshtë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button