The Game t’i paguajë 5 mil. dollarë policëve

Një gjykatë e apelit ka vendosur që The Game të paguajë pesë milionë dollarë një grupi të policëve, të cilët kishin marrë pjesë në filmin e reperit “Stop Snitching/ Stop Lying”.

Policët janë shfaqur në videon promocionale të mixtape të reperit në vitin 2006, kur ata e arrestuan The Game pse xhiroi këtë video në një qendër tregtare në Karolinën Veriore. Ata pohuan se ata janë futur në sekuencat e filmit pa leje dhe për këtë arsye dhe kanë paditur reperin dhe ‘labelin’ Bungalo Records për keqpërdorim të karakterit.

Gjyqi që filloi në vitin 2010, e që mbaroi të martën detyron reperin i cili performoi në Prishtinë që të paguajë hiç më pak se pesë milionë dollarë, por policët nuk do të ndalen, pasi do të kërkojnë edhe 10 milionë dollarë të tjera dëmshpërblim.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.