KosovaLajmeZgjedhje

Gjakova më shumë votues se banorë

Numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë, për zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit 2010, ishte 1.630.636 persona.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i banorëve, sipas regjistrimit të vitit të kaluar, është 1.739.825, prej tyre, fëmijë nën moshë 6-vjeçare janë regjistruar 179.648. Gjakova del se ka pasur më shumë votues se që ka banorë, në dhjetor të vitit 2010 kishte 97.215 votues, ndërsa në prill të vitit 2011 kishte 94.556 banorë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do ta marrë për bazë rezultatin përfundimtar të regjistrimit të popullsisë në krijimin e listave të votuesve në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se në këtë proces nuk është përfshirë diaspora, e cila merr pjesë në votime, e po ashtu, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar fare.

“Asnjëherë nuk mund të merret për bazë lista e regjistrimit për shkak se ne i pastrojmë listat vazhdimisht dhe jemi më të saktë”, ka thënë Daka, për RTK.

Në rezultatet e regjistrimit të vitit të kaluar del se Prishtina ka 198.897 banorë, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka pasur 161.236 votues. Prizreni, 177.781 banorë, ndërsa ka pasur 144.579 votues.

Gjakova del se ka pasur më shumë votues se që ka banorë, gjithsej 97.215 votues, ndërsa 94.556 banorë.

Komuna e Shtërpcës ka 6.949 banorë, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka pasur 12.604 votues, e kështu me radhë.

Pakënaqësi rreth shifrave të publikuara të rezultatit përfundimtar të regjistrimit të popullsisë kanë shfaqur edhe partitë politike në Kosovë, të cilat kanë paralajmëruar se do t`i bojkotojnë këto të dhëna.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close