FutbollSport

Zënka Messi-Villa, shpjegohet argjentinasi (Video)

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka përgënjeshtruar fjalët që thonë se ka një ‘çarje’ mes tij dhe David Villas.

Dy futbollistët e ofensivës blaugrane morën pjesë në fitoren prej 2-0 kundër Granadas, ndërsa regjia spanjolle e shfaqi argjentinasin duke e qortuar spanjollin pas dështimit të një aksioni.

“Njerëzit nuk duhet ta kërkojnë problemin atje ku nuk ekziston. Kemi një skuadër spektakolare. Këto gjëra janë pjesë e futbollit, me tension nga dëshira për të shënuar, për t’i bërë gjërat më lehtë dhe për të fituar”.

“Ndodh në stërvitje, po ashtu edhe në ndeshje. Nuk kam pasur kurrfarë problemesh me ‘El Guaje’ (nofka e David Villas), është pikërisht e kundërta”.

“Nxehemi (me njëri-tjetrin) sepse duam më të mirën, ndërsa tensioni të bën të reagosh ashtu”, ka thënë 25-vjeçari për televizionin zyrtar të Barcës.

të reagosh ashtu”, ka thënë 25-vjeçari për televizionin zyrtar të Barcës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close