VIP

Gjithçka gati për koncertet e Eve dhe Unikkatil

Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e koncertit të Eve dhe atë të Unikkatilit në Prishtinë. Kështu kanë paralajmëruar nga Powow Entertainment në një konferencë të organizuar për gazetarë.

Zëdhënësja e Powow Entertainment, Alba Morina, ka thënë se të dy koncertet – ai që do të mbahet me 5 korrik i Eves në sallën “1 Tetori” dhe ai i Unikkatilit që do të mbahet me 15 korrik në Stadiumin e Prishtinës, do të sjellin freski dhe do ta bëjnë Prishtinën qytet më të mirë gjatë verës.

Siç transmeton Express, për koncertin e Eve, Alba ka thënë se do të jetë më shumë një koncert i dedikuar për femra, ku edhe paragrupet pjesëmarrëse janë femra. “Deri me tani këtë e kanë konfirmuar Altuna Sejdiu – Tuna dhe Nora Istrefi”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, edhe për UniKKatilin u tha se do të jetë në Kosovë, përderisa para tij do të performojnë DJ të njohur, por edhe anëtarë dhe themelues të Bloody Alboz.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close