FutbollSport

Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë

Ish-lojtari portugez, Paulo Futre, mendon se çmimi FIFA Topi i Artë duhet t’i takojë Cristiano Ronaldos.

Superylli i Real Madridit shkëlqeu me Los Blancos duke shënuar 60 gola në të gjitha garat në sezonin që lamë pas duke ia sjellë titullin e La Ligas Realit.

Ndërkaq, performanca e tij në Kampionatin Evropian ka bërë që ai të udhëheqë në garën për çmimin prestigjioz, për të dytën herë në karrierë.

“Pas golit të tij ndaj Republikës Çeke, duhet t’ia jepni atij Topin e Artë. Ai ka bërë më shumë se Lionel Messi, ai e ka thyer baraspeshën në Evropian”.

“Nëse e fiton Evropianin, ai do të bëhet lojtari më i mirë në futbollin portugez”, ka thënë Futre për RNE.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button