BotaKronika e ZezeLajme

Goditen tri organizata shqiptare të drogës

Nëntë qytetarë shqiptarë u prangosën në Firence të Italisë gjatë një operacioni të policisë së atjeshme.

Shqiptarët e prangosur u përkisnin tri organizatave të ndryshme kriminale dhe sillnin kokainë nga Holanda në drejtim të Firences dhe Bolonjës.
Sipas policisë, organizatat kishin krijuar një rrjet për shpërndarjen e drogës, mes të cilëve përfshiheshin italianë dhe të huaj, të cilët i kishin klientë të përhershëm.
Sakaq mes këtyre klientëve ishin të përfshirë një dentist dhe një biznesmen nga Firence.
Gjatë kapjes së tyre u bë i mundur sekuestrimi i 10 kilogramëve kokainë, 800 gramëve marihuanë dhe 326 gramëve hashash.
Siç raporton agjencia Noa, krahas lëndës narkotike, të arrestuarve iu gjetën edhe 200 mijë euro para të thata, si dhe u sekuestruan 4 automjete.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close