Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Burri masakron gruan për vdekje

Berati është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë që ka goditur një familje nga ky qytet.

Burri ka masakruar me sende të forta gruan e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Moravë të Beratit paraditen e sotme, ndërsa e pajetë ka ngelur 63 vjeçarja Resmie Myrteli.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për Noa se ekzekutimi i të zonjës së shtëpisë është bërë pas një grindje për motive të dobëta në çift.

Ndërkaq, nga ana e uniformave blu nga ky qytet, thuhet se autor i vrasjes së gruas është bashkëshorti i saj Bashkim Myrteli, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button