KosovaKronika e ZezeLajme

Grabitësit e maskuar sulmojnë recepsionistin

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës , në motelin ,,XXL”, i cili gjendet përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një rast i grabitjes.

Sipas, viktimës A.S. (38), deri sa ai ishte në vendin e punës si recepsionist, dy persona të maskuar, njeri prej tyre kishte një armë-revole,kishin sulmuar me grushte viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishin grabitur para në vlerë prej 200 eurosh.

Zëdhënësi rajonal i policisë, në Ferizaj, Agim Gashi ka bërë të ditur se “Viktima është dërguar në Shërbimin e Urgjencës në Ferizaj për t’iu dhënë ndihmë mjekësore ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore”, raporton Koha.net.

Në ndërkohë njësitet përkatëse policore, janë vënë në kërkim të personave të dyshuar për zbardhjen e këtij rasti.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close