VIP

Greta Zenelaj dhe Praq Rado, dy aktorët shqiptarë ne Hollywood

Aktorja shqiptare, Greta Zenelaj, ka 10 vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por viteve të fundit, pas realizimit të disa filmave dhe skenarëve filmikë, ajo ka tërhequr vëmendjen e tërë komunitetit kinematografik dhe atyre në Hollywood. Ajo ka marrë ftesë disa herë për pjesëmarrje në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave në Nju Jork, ku dhe ka fituar çmimin për komedinë më të mirë për filmin e saj “What do I do now?” (Çfarë do bëj tani), derisa është paraqitur edhe në “Golden Globe Awards”, që është mbajtur në janar të këtij viti në Los Angeles.

Askujt nuk do i besohej se vajza që mbaroi studimet për gazetari, një ditë do të bëhej aktore e njohur. Ajo udhëtoi drejt Amerikës për të bërë ëndrrën e saj realitet. Përveç aktrimit dhe punëve të tjera që ajo bën atje, një pjesë të kohës i zë edhe realizimi i fotosesioneve të ndryshme që janë pjesë e punës për të promovuar veten. Ndryshe nga herët e tjera që e kemi parë në shoqëri të së motrës, Vilmës, e cila po ashtu është aktore e njohur, këtë radhë prezantojmë Gretën në një fotosesion të nxehtë në shoqëri të një tjetër aktori të njohur po ashtu shqiptar, Praq Rado.

Fotot janë vërtet intime, në atë shkallë saqë dyshohet se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë se miqësia ose ndoshta që të dy do ndjekin rrugën e yjeve të Hollywood-it, duke realizuar shumë gjëra intime së bashku dhe në fund të mbesin vetëm miq. Praq Rado është me prejardhje shqiptare dhe karrierën e tij e ka filluar në vitin 2005. Deri më tani ka marrë pjesë në shumë filma e në disa prej tyre edhe në role kryesore. Së fundi, ai është pjesë e filmit “Dreaming Amerikan” dhe shpreson që suksesi i këtij filmi t’i hapë edhe më shumë dyer atij. Se sa e vështirë është të jesh aktor në Amerikë, ai e shpreh vetë: “Është shumë-shumë vështirë këtu, sepse në Amerikë ka shumë aspirues të Filmit e sidomos në Los Angeles, ku të gjithë dëshirojnë të ndjekin aktrimin dhe si karrierë është shumë e vështirë të depërtosh. Duhet të kesh talent dhe durim”.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close