LajmeMaqedonia

Gruevski kërkon aminin për kishën, Ahmeti s’e jep

Incidenti në Kalanë e Shkupit, kisha – muze që po ndërtohet aty janë pjesë e bisedimeve mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Burime të sigurta të “Lajm”-it brenda ekipeve negociatore bëjnë të ditur se partia maqedonase kushtëzon BDI-në me incidentin e Kalasë së Shkupit. VMRO premton mbylljen e incidentit pa dënimin e asnjërit prej aktivistëve të “Zgjohu”-t, me kusht që BDI të mbështesë vazhdimin e punimeve në Kalanë e Shkupit, përfshirë këtu edhe kishën në Kalanë e Shkupit. Bisedimet në këtë pikë ecim me vështirësi pasi të dyja palët janë të vendosura. VMRO- DPMNE i ka premtuar elektoratit se kompleksi i Kalasë, përfshirë këtu dhe objektet e reja do të jetë pjesë e programit të Qeverisë, ndërsa BDI është e vendosur që ta pengojë ndërtimin e këtij objekti, pasi sipas tyre në lokalitete arkeologjike gërmohet dhe nuk ndërtohet. Nëse partia shqiptare përulej në këtë pikë, ajo do të humbiste besimin e elektoratit.
Ndërtimi i një kishe në Kalanë e Shkupit ishte shkak i tensionimit të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Drejtoria për Mbrojtjen e trashëgimisë Kulturore, nën ingerencat e së cilës është edhe Kalaja e Shkupit dhe urdhër që kisha të ndërtohej natën, veprim ky që acaroi një pjesë të qytetarëve shqiptarë të cilët po natën e prishën pjesën e ndërtuar. Më pas pasoi edhe një incident tjetër, kur shoqatat shqiptare që kishin paralajmëruar pres konferencë në Kalanë e Shkupit u pritën nga një grup maqedonasish të pajisur me mjete të forta. Edhe pse në kala kishte një mori policësh, incidenti nuk u ndalua dot. Dy grupet u përleshën me gurë, ku pati edhe të lënduar. Më pas policia ngriti padi për 34 shqiptarë dhe 20 maqedonas, mes të paditurve ishin të gjithë kryetarët e shoqatave shqiptare, përfshirë këtu edhe Artan Grubin, kryetar i “Zgjohu”-t.
Katër muaj pas incidentit, Kalaja e Shkupit vazhdon të qëndrojë e mbyllur për turistët. Policia akoma bën roje në këtë objekt.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button