LajmeMaqedoniaPolitika

Gruevski synon kompetenca të perandorit

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka tendenca për të zhvesh nga kompetencat ministrat e Qeverisë së tij dhe për gjithçka të vendosë vetë. Kohëve të fundit Qeveria e Maqedonisë ka formuar gjashtë komitete dhe një Këshill me të cilat udhëheq vetë kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ministrat e dikastereve përkatës i ka lënë anëtarë të atyre komiteteve. Përveç Këshillit ekonomik me të cilin udhëheq vetë kryeministri Nikolla Gruevski, në Qeveri është bërë konstituimi i këtyre komiteteve: Komiteti për administratë publike, Komiteti për lëndë të parë minerale, Komiteti për ekspazion ndërtimor, Komiteti për turizëm, Komiteti për sipërmarrje dhe inovacione dhe Komiteti për investime të huaja. Udhëheqës i të gjithë këtyre komiteteve është kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ministrat e ekonomisë, transportit dhe lidhjes, ekologjisë, kulturës, etj. janë anëtarë të këtyre komiteteve. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha thotë për “Lajm” se komitetet kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e standardit si dhe realizimin e projekteve. Analistët vlerësojnë se kjo është mënyrë koorporative e menaxhimit dhe bëhet ose nga mosbesimi që mund të ketë kryeministri ndaj disa ministrave, ose për të centralizuar procesin e vendimmarrjes. “Kjo është mënyrë koorporative e menaxhimit. Korporatat menaxhohen në këtë mënyrë, ose sipas thënies ‘hoxha thotë vetë shkruaj, vetë vulos, askush nuk më thot mos’. Me vendosjen e vetvetes në të gjitha këto komitete, kryeministri, procesin e vendimmarrjes e centralizon te vetvetja”, thotë për “Lajm” analisti Albert Musliu. Ai sqaron se Qeveria në Maqedoni është organ kolektiv, ku kryeministri është kryetar i Qeverisë dhe çdo ministër është përgjegjës për dikasterin e vet, i krijon politikat dhe i ekzekuton. “Me ligj nuk i ka marrë kompetencat e ministrave, por e ulë relevancën e dikasterit përgjegjës. Komitetet janë të mira, por nuk ka nevojë që të udhëhiqen nga kryeministri. Duke u vënë në krye të këtyre komiteteve ai ose dëshiron të centralizojë procesin e vendimmarrjes ose ka dyshime tek ndonjë ministër dhe mosbesimin kërkon ta mbulojë nëpërmjet komiteteve”, thotë Musliu, duke shtuar se krijimi i Komiteteve nuk është koncept i keq, por siç thotë ai, ato nuk duhet të udhëhiqen nga kryeministri, pasi ai ka mjaft punë të tjera për të bërë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close