LajmeMaqedonia

Hapen hapësirat adekuate për biseda me fëmijë në stacionin policor në Gostivar

U lëshua në përdorim objekti i përshtatshëm për bisedë me fëmijë në suaza të stacionit policor në Gostivar, qëllimi i të cilët është që të sigurohet që fëmijët viktima, fëmijët dëshmitarë dhe fëmijët ne ndeshur me ligjin të ndjehen më të sigurt dhe të mbrojtur gjatë bisedave me personat profesionalë.  

policia-gv

Bëhet fjalë për një projekt të përbashkët të financuar nga komuna e Gostivarit, UNICEF-i dhe ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Vlera e projektit është 1 milion e 800 mijë denar, prej tyre 1 milion e 460 mijë denar është investim i Ambasadës së Holandës dhe 340 mijë denar të komunës së Gostivarit.

Në lëshimin në përdorim të objektit morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, përfaqësuesi i UNICEF-it, Bertran Demulen, zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Peter Verhejen,ministresh e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, komandanti i Stacionit Policor në Gostivar, Naim Aliu, prokurori Ahmed Ahmedi si dhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale.

“Prej sot fëmijët të cilat janë viktima, të cilët janë dëshmitar të ndonjë vepre jo të mirë dhe i fëmijëve të cilat bëjnë vepra në kundërshtim me ligjin me, do kenë edukim special nga punonjësit profesional në objektin për punë me fëmijë. Kontaktet që do i kenë me punonjësit e policisë do bëhen në mënyrë profesionale me qëllim që në të ardhmen ata të mos bëjnë vepra që do shkojnë në dëm të qytetarëve dhe që nuk janë në interes të shoqërisë njerëzore”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“I kemi hapur këto dhoma për fëmijë në rast se ato do të jenë viktima të ndonjë krimi ose janë të involvuar në ndonjë krim potencial me të vetmin qëllim që në rast se ballafaqohen me institucionet të mbrohet interesi i atij fëmije. Dhoma për bisedë me fëmijë me teknologji ku mund të incizohet intervista e tij na jep përparësi për shkak se fëmija do duhet vetëm njëherë ta kaloje atë proces ku më tej të gjithë ata të cilët janë të interesuar institucionet do mund ta marrin audio dhe video incizimin dhe mund ta shohin deklaratën e tij. jemi duke punuar në dy fronte, në frontin e harduerit dhe softuerit. Në frontin e harduerit është teknologjia, ndërsa për sa i përket softuerit ka të bëje me trajnimin e punonjësve të policisë të cilët duhet të marrin shkathtësi për intervistim saqë të jetë intervistimi ndaj fëmijëve sa më pak traumatik”, tha Bertran Demulen përfaqësues i UNICEF-it.

“Nevoja për hapjen e hapësirave të këtilla speciale të pajisura është me Ligjin për vepër penale dhe Ligjit për të drejtat e fëmijëve të cilët kërkojnë kushte të veçanta ku përfaqësuesit e institucioneve mund ti zhvillojnë bisedat me fëmijët. Besoj se kjo hapësirë do ta arsyetoje ekzistimin e saj dhe do të shfrytëzohet”, theksoi ministresh Jankullovska.

“Ambasada e Holandës e ka përkrahur dhe vet projektin që quhet “Drejt një sistemi të drejtësisë i cili është i këndshëm për fëmijët dhe kam nderin që ambasada e Holandës e ka përkrahur këtë projekt me 150 mijë euro. Dhomat e përshtatshme për fëmijë luajnë një rol krucial në zhvillimin dhe të sigurojnë që fëmijët të cilët janë në ballafaqim dhe konflikt me ligjin të jenë të trajtuar me ligjet dhe standardet evropiane dhe të Maqedonisë. E gjithë kjo ka të bëje që fëmijët ti besojnë policisë dhe ne besojmë se falë këtij projekti do të mund që edhe të jenë më afër dhe të paraqesin problemet që kanë”, deklaroi Peter Verhejen, zëvendës ambasador i Mbretërisë së Holandës.

Hapësira adekuate për bisedë me fëmijët në Gostivar është e shtata në vend.

Kryetari Bejta, ministresha Jankullovska, zëvendës ambasadori Verhejen dhe përfaqësuesi i UNICEF, Demulen më pas e vizituan edhe Stacionin Policor ku u priten nga komandanti Naim Aliu.

Tags
Show More

Related Articles

Close