Interesante

Hapet kafeneja për gra në Kamjan, për t’i motivuar ata për biznes (Foto)

Gratë do të mund të nxisin dhe të risin iniciativat e tyre për biznese edhe jashtë mureve të shtëpive të tyre, këtë do të ua mundësojë hapja sot e kafenesë për gra në Fshatin Kamjan të Komunës së Tetovës.

Ky lokal do të shërbej si një klub për gra dhe sipas kryetarit të komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, kjo iniciativë do të shërbej për të motivuar gratë në bizneset e tyre.

Medina Sinani tha se kafeneja do të shërbej për mundësojë shërbime tjera për biznese të udhëhequra nga gratë në rajon. Gjithashtu sipas saj kafeneja do të jetë një vendtakim për gratë lokale, që do iu mundësojë të socializohen dhe të bëjnë biznes jashtë shtëpive me një hapësirë ekspozese për produktet shtëpiake të bëra nga gratë lokale.

Ndryshe në Korridorin e vjetër të Komunës në Kamjan, USAID-i, komuna e Bogovinës dhe Shoqata për Zhvillim Lokal Rural nënshkruan një memorandum për mbështetjen e grave sipërmarrëse në Pollog.

Foto nga hapja e kafenesë për gra në Kamenjan

Tags
Show More

Related Articles

Close