LajmeMaqedonia

Hiqen trarët në rrugën te Stacioni Policor në Gostivar

policia-gvPas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mbështetjes së kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Komandantit të Stacionit Policor në Gostivar, Naim Aliu, pas dymbëdhjetë vitesh u rihap për qarkullim rruga 18 Nëntori, që kalon para Stacionit Policor në Gostivar. 

Rruga u mbyll në vitin 2001, ku u vendosën trarë prej hekuri që pamundësonin qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë. Vendosja e trarëve në këtë rrugë, e paralizoi komunikacionin në këtë anë të qytetit dhe e pamundësoi qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Nga dita e sodit trarët janë hequr dhe tani qytetarët pa asnjë pengesë do mund të qarkullojnë qoftë në këmbë, qoftë edhe me makinat e tyre.

Rruga do të jetë njëkahëshe, ku qarkullimi do të jetë i mundshëm vetëm nga hyrja e rrugës 18 Nëntori kah Stacioni Policor.

Heqja e trarëve do ta shkarkoje trafikun e stërngarkuar në pjesën qendrore të qytetit.

Tags
Show More

Related Articles

Close