FutbollSport

Valmir Berisha, Ibra i ardhshëm

valmirValmir Berisha si Zlatan Ibrahimoviq. Talenti kosovar mbushi mediat e huaja të premten me krahasimet e shumta që iu bënë me yllin botëror, Zlatan Ibrahimoviq. 17-vjeçari, Valmir Berisha, shënoi gol me taka (thembër), duke dërguar Kombëtaren U-17 të Suedisë në gjysmëfinale të kampionatit botëror që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai realizoi në fitoren 2:1 ndaj Hondurasit.

Një ditë më pas, Valmiri shprehet tejet i lumtur me këtë krahasim. “Ibrën e kam idhull. Dihet çfarë lojtari është. Këto krahasime janë një gjë e madhe për mua. Prandaj edhe po ndihem shumë mirë”, thotë Berisha për Arenën. Ai kishte shënuar gol edhe në fitoren 2:1 ndaj Japonisë në të tetën e finales. Suedia në gjysmëfinale takohet me Nigerinë.

Gëzimi për golin ishte i madh. Ai vrapoi nëpër fushë, kurse duart i bëri në formë të shqiponjës. “Kjo është hera e dytë që festojë kështu. Besoj se në këtë mënyrë do të festojë edhe në golat tjerë. Me këtë dua t’iu tregoj gjithë botës se jam shqiptar dhe vijë nga Kosova. Familja ime është nga Peja dhe unë kam lindur atje”, shton Valmiri, i cili në Suedi aktivizohet për të rinjtë e Halmstad BK.

Show More

Related Articles

Back to top button