LajmeMaqedonia

Incidenti, policia heton rastin e mbrëmshëm

policiaE ndërsa dje në zyrat e qeverisë u promovua falja dhe bashkëjetesa, mbrëmë në Shkup u regjistrua incidenti i radhës i rrahjes në autobusë.

Ministria e Brendshme tha sot se ende nuk ka zbuluar ndonjë nga pjesëmarrësit e incidentit që ndodhi në stacionin e autobusëve, afër Qendrës transportuese në Shkup. Sipas zëdhënëses së Sektorit të Punëve të Brendshme Liza Bendevska, në incidentin e mbrëmshëm kanë qenë të përfshirë një grup të miturish, ndërsa një 16 vjeçar nga Vollkova ka marrë lëndime në kokë.

Bendevska nuk ka konfirmuar se në cilën shkollë mësonte 16 vjeçari, por dha të dhëna të përgjithshme, se adoleshentët iu përkisnin shkollave të mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” dhe “Vllado Tasevski”. Vetëm disa më parë, Ministria e Brendshme informoi për Alsat M se vetëm 5 raste nga 109 incidente të regjistruara nëpër shkolla kanë përfunduar me padi penale. Në rastet e tjera, policia nuk ka arritur të gjejë autorët, ose gjithçka ka përfunduar vetëm me marrjen në pyetje të të dyshuarve.

“Mbrëmë rreth orës 19.00 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” në stacionin e autobusëve të Qendrës Transportuese është sulmuar fizikisht një 16 vjeçar nga fshati Vollkovë i cili ka marrë plagë në kokë. Adoleshenti është sulmuar nga një grup bashkëmoshatarësh. Sektori i Punëve të Brendshme i Shkupit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merr të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e tërësishme të rastit, identifikim të autorëve të veprës dhe motivin për këtë sulm fizik”, deklaroi Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit të punëve të brendshme, Shkup.

Tags
Show More

Related Articles

Close