Kronika e ZezeLajme

Itali, vdesin 2 të rinj shqiptarë

Aksidenti tragjik ka ndodhur në qytetin Loria pranë Trevisos dhe Padovas pak pas mesnate. Katër të rinjtë udhëtonin me shpejtësi në një makinë e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur më një mur të një ndërtese, nga përplasja mjeti ka marrë flakë.

Dy të rinjtë Roger Nani 17 vjeç shqiptar dhe Valon Morina 21 vjeç kosovar i cili drejtonte mjetin, kanë vdekur brenda mjetit në flakë pa mundur të dalin prej tij.

Dy të rinj të tjerë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët kanë arritur të dalin nga mjeti që digjej gjenden në spital në gjendje të rëndë e në rrezik për jetën, nuk kanë mundur të shpëtojnë shokët e tyre të cilët kanë humbur jetën të karbonizuar.

E pamundur ka qenë për tu afruar ndaj mjetit edhe për disa banorë të zonës, të cilët gjendeshin aty duke u përpjekur të ndihmonin të rinjtë në flakë e të cilët kanë tentuar të shuanin zjarrin. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të shpëtojnë të rinjtë shqiptarë.

Prokuroria e Trevisos ka hapur një dosje hetimi për të sqaruar rrethanat e tragjedisë dhe përpara se të jepet leja për funeralet e të rinjve ka kërkuar analizat e ADN- së për të verifikuar identitetin e tyre.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close