BotaLajme

Gjermania i dërgon faturën prej 130 miliardë paund Kinës, për dëmet e shkaktuara nga COVID-19

Gjermania i ka dërguar Kinës një faturë prej 130 miliardë paund për dë met e shka ktuara nga COVID-19. Gjermania bashkë me Anglinë, Francën dhe SHBA-në e akuzojnë Kinën si fajtore për përhapjen e koronavirusit. Ky lajm është publikuar së fundmi nga tabloidi britanik Express, por kërkesa për këtë shifër ka ardhur nga prestigjiozja gjermane BILD, e cila është përfshirë në një ‘luftë të ftohtë’ me Kinën.

Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura nga turizmi, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.

Po kështu, të shtunën Donald Trump deklaroi se Kina duhet të përballet me pasoja, pasi sipas tij ky shtet kishte mundësinë që të mos përhapej virusi. Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte të përhapet, dhe e gjithë bota po vuan për shkak të saj”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button