LajmeMaqedonia

Jemi maqedonas dhe shteti quhet Republika e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u shpreh “Ne e dimë se kush jemi dhe si të jetojmë. Ne jemi maqedonas, flasim maqedonisht dhe shteti ynë quhet Republika e Maqedonisë”. Ai porositi që nuk dëshiron që vendi i tij të jetë në pozicion që emri dhe identiteti të kontestohet nga një vend dhe gjithsesi ne këtë nuk kemi kërkuar. “Megjithatë realiteti shpeshherë është i ftohtë, i rëndë dhe brutal. Është fakt se fqinji ynë jugor kundërshton si për emrin tonë, ashtu edhe për identitetin. Dhe kundërshtimi i tyre tanimë është bërë problem i yni dhe erdhëm tek një kontest që është i veçantë në botë, një kontest i imponuar për shkak të nevojave të një shteti, fqinji tonë, që të ketë monopol në dy emra”, theksoi Gruevski. Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë ndjehen të nënçmuar me zhvillim dhe perspektivë të bllokuar, nga ana e bllokadave të fqinji për hyrje në institucionet euroatlantike, vetëm e vetëm se siç tha ai “ne ndjehemi ata që jemi”. Ai luti që për një moment palët e tjera të jenë në një pozicion të qytetarëve maqedonas, duke kërkuar se si do të ndjehej një gjerman, anglez, amerikan, rus, kinez, etj në rolin e vendit të tij, kur siç tha ai “dikush kërkon që të mos jeni ata që jeni”. Gruevski shtoi se Shkupi nuk ka ndonjë pretendim apo qëllim për të monopolizuar emrin Maqedoni. Ai falenderoi 131 shtetet që kanë njohur deri tani vendin me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë. Gruevski tha se Maqedonia meriton të drejtën e anëtarësimit në NATO dhe BE dhe se nuk ka zgjidhje tjetër.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close