VIP

Jeta e panjohur e Eva Braun & Adolf Hitler

Ka qenë gjithmonë në hije dhe jo shumë e njohur marrëdhënie e Eva Braun dhe Adolf Hitler.

Personazhe të një prej faqeve më të dhimbshme të historisë njerëzore. Nazizmi dhe aktorët e kësaj historie të trishtuar që mori jetën e miliona njerëzve vijnë në një set fotografk të shkëputur nga albumi personal i Eva Braun dhe një pjesë e mirë e tyre publikuar për herë të parë sot. Kanë qenë dhe janë të shumta pyetjet rreth tyre. Si kanë jetuar dhe vepruar në jetën e tyre private. Në qendër është ajo që i ka qëndruar pranë Hitlerit, e quajtur si “Gruaja më e pafat e Rajhut të Tretë” Eva Braun. Fotot janë marrë në vitin 1945 nga Ushtria Amerikane, të cilat më pas janë gjetur nga Reinhard Schulz, kurator i Arkivit Qëndror të Shteteve të Bashkuara, dhe sot të publikuara nga Getty Images. Në album gjen fotografi të Eva Braun në momente relaksi në rezidencën e Hitlerit në Berghof pranë Berchtesgaden, nga pushimet shkollore të saj tek festimet e Karnavaleve.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close