Lajme

Karateistët përgatiten në Strugë

Kadetët dhe juniorët e reprezentacionit të Maqedonisë në karate, nga dita e mërkurë janë duke qëndruar në Strugë, ku po i zhvillojnë përgatitjet perfundimtare para kampionatit botëror në Malajzi.

Nga reprezentusit shqiptarë po marrin pjesë: Berat Jakupi, Drenushe Merko dhe Shaban Murtishi, të cilët po stërvitin nën urdhrat e ndihmësselektorit dhe trajnerit të KK Fati nga Gostivari, Arlind Huseini.

“Garuesit tanë më shumë po i përgatisim në aspektin psikologjik me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira. Në Strugë do të zhvillojmë stërvitje edhe në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë karatesistët janë në formë të mirë dhe ne presim suksese të reja. Atu kryesor është Berat Jakupi, i cili pretendon njërën nga medaljet”, tha trajneri Huseini.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button